Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta e lirë, pasurohen vendet importuese

Hey vende të pasura importuese të naftës. Dëshironi të pasuroheni akoma?

Analistët e Credit Suisse James Sëeeney dhe Axel Lang thonë se rënia dramatike e çmimit të naftës së papërpunuar do të udhëheqë drejt një ndryshimi masiv në pasuri nga prodhuesit e naftës tek konsumatorët e naftës. Në hulumtimin e botuar dje, ata argumentojnë se rënia e kohëve të fundit të çmimit të naftës do të thotë që ne kemi qenë thjesht dëshmitarë të ‘ndryshimit të gjashtë të madh të regjimit’ në naftën e papërpunuar që nga formimi i OPEC-ut në fillim të viteve 1970.

Ju mund të vini re dramën në grafikun e mëposhtëm. Eshtë shenuar shpejtësia e goditjeve. Gjatë goditjes më të fundit, nafta ra 59 përqind nga kulmi i saj për çështje muajsh.

Cmimet reale te naftes ne shkalle llogaritese (ne dollaret aktuale)graf-tani

Ndërsa rënia në çmimet e naftës së papërpunuar mund të jetë e dëmshme për një ekonomi naftës-importuese në terma afa-shkurtër, falë shkurtimeve në investimet e lidhura me energjinë, Sëeeney dhe Lang mendojnë se kjo rënie e vecantë e çmimit në fund do të përforcojë SHBA dhe madje edhe rritjen globale në mënyrë të të konsiderueshme. Si do të arrihet saktësisht ky përforcim?

Arsyetimi është i thjeshtë. Vendet naftës-importuese paguajnë për naftë duke marrë borxh nga të huajt, duke shitur active ose duke shkurtuar shpenzimet. Teksa importuesit shpenzojnë para për të blerë naftë të papërpunuar, eksportuesit e naftës grumbullojnë aktive të huaja (përmes fondeve të pasurisë kombëtare) ose shpenzojnë para në importet që nuk lidhen me energjinë (ferraris, materiale ndërtimit për ndërtesa të reja plot shkëlqim).

Ju mund të shihni nje e gjysmës te dinamikës në grafikun e mëposhtëm, i cili tregon pozicionin neto të investimeve ndërkombëtare të SHBA-së dhe bilancin e naftës.

Për shkak se SHBA ka drejtuar deficite të vazhdueshme të naftës që nga viti 1970, aty është krijuar një akumulim i madh dhe i qëndrueshëm pretendimesh në SHBA nga eksportuesit e naftës. Të vlerësosh ‘shkaqet’ nga një burim tregtie në bilancin e përgjithshëm të pagesave ose tendencave neto të investimit është dicka e rrezikshme, por vëzhgimi i drejtpërdrejtë se ka pasur një rrjedhje masive të pasurisë nga Shtetet e Bashkuara si pasojë e deficiteve të saj të vazhdueshme të energjisë është i pamohueshëm.

Pozicioni neto ne investimet nderkombetare i SHBA-ve dhe bilanci inaftes (PBB ne %)graf-2-t

Ndërsa bie çmimi i naftës dinamika historike ndërmjet importuesit dhe eksportuesit ‘përmbyset’, duke rezultuar në një transferim aspak-të pabazë të pasurisë në vende si SHBA.

Në fakt, nga vlerësimet e Credit Suisse shuma kumulative e deficiteve të energjisë është 50 për qind e PBB-së amerikane, ose 9 trilion dollarë.

Me pak fjalë, rënia e çmimeve të naftës, nëse do të zgjasë, do të thotë se vendet e pasura thjesht do të vijojnë të pasurohen edhe më tej.

Revista Monitor, 30.04.2015