Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Duam çertifikatat e tokës ku do kalojë TAP”

Vazhdojnë protestat e banorëve të fshatit Grecalli të Fierit për marrjen e certifikatës së pronësisë në tokat ku do të kalojë projekti gazsjellës TAP. Paraditen e sotme rreth 50 banorë kanë protestuar përpara prefekturës për marrjen e asaj që i takon me ligj.

Prej 23 vitesh banorët e fshatit Grecalli nuk ishin në dijeni, deri ditën kur TAP-i  shkoi në fshat për tu kërkuar atyre certifikatën e pronësisë, për të bërë shpronësimin bazuar në të dhënat e zyrës së regjistrimit të pasurive. Banorët nuk kanë qenë në dijeni se ishin pronarë tokash, e për pasojë që prej prillit kanë kërkuar sqarime nga vendorët.

Gazeta Shqip,  29.04.2015