Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça pritet të marrë 24 mln euro

Pjesa e ndërmarrjes “Trepça” që menaxhohet nga serbët ka kontraktuar shitjen e sasisë së prodhimit të sivjetmë të zinkut dhe të plumbit.

Nga shitja e koncentratit të plumbit, “Trepça” do të përfitojë 18 milionë e 650 mijë e 280 euro.
Kompania “Mineco International Limited”, me seli në Londër, është shpallur fituese e tenderit për blerjen e plumbit.

Kurse 5 milionë e 315 mijë e 329 euro është shuma që pritet për të përfituar nga shitja e koncentratit të zinkut me seli në Zveçan, tenderin e së cilës e ka fituar kompania “Zaklady Gorniczo Hutnicze Boleslaë S.A.”, me seli në Poloni, shkruan gazeta Koha. Këto vlera që janë publikuar mund të ndryshojnë nga lëvizja e çmimeve të tregut të aksioneve si dhe prodhimit që pritet të ketë kjo pjesë e “Trepçës”.

Revista Monitor,  24.04.2015