Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Marinzë, protestë kundër Bankers-it

Qindra banorë të lagjes “Naftëtari” në fshatin Marinëz të Fier kanë vijuar edhe këtë të premte protestën e nisur në mbrëmje kundër kompanisë kanadeze së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës “Bankers Petroleum”. Banorët kanë bllokuar rrugën hyrëse ku automjetet e kompanisë kalojnë për në fshat, me pretendimin se në lagjen e tyre ende nuk janë vlerësuar dëmet në bujqësi dhe blegtori, edhe pse shpërthimet e 1 prillit në puset e naftës në Marinzë shkaktuan dëme edhe në lagjen e tyre.

Ata kërkojnë gjithashtu të trajtohen me ndihmë financiare njësoj si banorët e tjerë, shtëpitë e të cilëve ndodhen shumë pranë puseve të naftës ku Bankers ushtron aktivitetin. A1 Report mëson se këta banorë marrin prej kompanisë kanadeze një ndihmë financiare emergjence 10 mijë lekë të vjetra për frymë në ditë. Të njëjtën ndihmë kërkojnë edhe banorët e lagjes “Naftëtari” të cilët jetojnë disa kilometra larg zonës së shpërthimit.

Rreth 150 banorë, mes tyre gra dhe fëmijë, kërcënojnë se protesta e tyre nuk do të ndalet. Ata shprehet se shpërthimi në puset e naftës që çliroi gaz e thuajse përmbyti shtëpitë e banorëve pranë tyre, ka prekur edhe tokat e tyre ndërsa shtojnë se veç ajrit është ndotur edhe uji i pijshëm.

Banorët e lagjes “Naftëtari” protestuan edhe mbrëmjen e së enjtes para zyrave të informacionit të kompanisë “Bankers Petroleum”ku thanë se procesi i vlerësimit të dëmeve nuk ka qenë i saktë pasi ata janë lënë jashtë dëmshpërblimit.

Shqiptarja.com  24.04.2015