Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri në Kongresin Europian të Energjisë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri mori pjesë në punimet e Kongresit Evropian të Ekonomisë 2015, mbajtur në datat 20-22 Prill në Katovicë të Polonisë.

Në kongres ishin të pranishëm personalitete të rëndësishme të ekonomisë, botës së biznesit, politikës dhe akademike. Të ftuarve ju drejtuan me një fjalë rasti Presidenti i Polonisë z. Bronisław Komorowsk, zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomisë Z.Janusz Piechocinski, anëtarë të Parlamentit Evropian, zv Presidenti i Komisionit Evropian Hyrki Katainen, Komisioneri për Industrinë e Tregtinë Znj. Bienkowska, ish-Presidenti i Polonisë Les Walesa dhe përfaqësues të qeverisë të shumicës së vendeve të evropës.

Z.Gjiknuri mbajti fjalën e rastit në dy panele që kishin të bënin me problemin e ndryshimeve klimaterike dhe atë të vizionit të përbashkët për të ardhmen energjitike të evropës.

Gjatë fjalës por dhe në takimet me homologët e tij, Z.Gjiknuri deklaroi se Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha të burimeve të energjisë së rinovueshme. Sipas tij, 100 % e prodhimit aktual është nga burimet hidro, ku janë shtuar përveç  atyre të administruara nga shteti edhe investimet me kapital privat.

“Shqipëria synon aderimin në Bashkimin Evropian dhe përmbushjen e Direktivave Europiane për energjinë. Shqipëria nuk është vend që krijon emetim të CO2 në atmosferë , por duhet të rrisë kapacitetet e saj gjeneruese dhe të transmetimit për plotësimin e nevojave të brendshme. Po ashtu për energjine solare ka hapësirë për ta zhvilluar më tej, pasi ajo favorizohet nga kushtet gjeografike. Për energjinë hidrike synojmë që me financime të mëtejshme të kemi kapacitet më të madh në vitin 2020 me 600 MW”, u shpreh Ministri.

Z.Gjiknuri theksoi se energjitë e rinovueshme janë të varura nga skemat suvencionuese, ndaj është detyrë e Bashkimit Evropian që të promovojë dhe financojë politika integruese në interkonjeksion, sidomos në infrastrukturën e gazit, duke marrë në konsideratë edhe zhvillimet e vendburimeve të reja të gjetura në rajon e më gjërë për diversifikimin e burimeve.

Ministri vlerësoi se gazi është një burim konvencional më i përshtatshëm dhe më miqësor me mjedisin. “Kërkohet reagim i zgjuar nga të gjitha vendet, për të balancuar nevojat e industrisë dhe zhvillimin e balancuar dhe miqësor me mjedisin. Shqipëria ka iniciuar edhe mundësinë e një projekti interkonjeksioni me Italinë  me kabllin nënujor si opsion fizibel nga ana ekonomike”, u shpreh Z.Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri zhvilloi takime edhe me ministrat e energjisë së vendeve pjesëmarrëse në Kongres me të cilët diskutoi për hapat e hedhur në fushën e bashkëpunimit ekonomik. Z. Gjiknuri zhvilloi diskutime edhe me përfaqësues të biznesit polak,  të interesuar për të investuar në Shqipëri.

energjia.al  24.04.2015