Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE: OSHEE duhet të investojë më shumë

Edhe pse puna e kompanisë së shpërndarjes së energjisë për të luftuar vjedhjet dhe pagesën e debive ka rritur të ardhurat financiare të sistemit, humbjet teknike në rrjetin energjetik në vitin 2014-të janë rritur me 30%. Për këtë arsye Enti Rregullator i Energjisë i ka kërkuar OSHEE-së që të rritë investimet. Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti u është përgjigjur deputetëve për arsyet e unifikimit të çmimit të energjisë. Sipas tij, reforma që morri ere në rregullimin e tarifave jo vetëm që uli abuzimin e faturistëve por ka reduktuar edhe vjedhjet. Gjatë vitit që shkoi 48.5% e konsumatorëve rezultonin të paguanin nën fashën 300 kvh, ndërsa në tre muajt e parë të këtij viti shkoi në 28.5%.

Unifikimi i tarifave të energjisë elektrike ishte një nga argumentet kryesorë që ere përdori kur ndryshoi çmimin, por pas marrjes së këtij vendimi, OSHEE do të investojë në matësa inteligjentë të cilët jo vetëm që nuk lejojnë vjedhjen por edhe janë të saktë në faturime, duke e bërë këtë masë të panevojshme.

Vizion Plus, 22.04.2015