Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bulqizë, minatori i dytë, jashtë rrezikut

Rreziku ka kaluar për shëndetin e punonjësit kinez në minierën e Bulqizës. Ende po punohet për zbardhjen e detajeve për ngjarjen e ndodhur, që solli humbjen e jetës së punonjësit tjetër…

Punonjësi i shoqërisë kinezë që u përfshi dje në aksidentin e ndodhur në nivelin e pestë të minierës në Bulqizë aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Këtë e konfirmojnë mjekët të cilët i kanë ofruar kujdesin gjatë këtij 24 orëshi. Aktualisht Du Dabing ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe po i nënështrohet kurimeve dhe trajtimeve të nevojshme.

Ndërkohë që po punohet për saktësimin e ngjarjes që solli aksidentin ku njëri prej punonjësve të shoqrërive Xi-an Xingang Energy Engineering Technology Co. Ltd. dhe Wenzhou Mining Co Ltd” humbi jetën. Sipas dëshmive të punonjësve të tjerë kinez që kanë qenë aty të pranishëm, punonjësi që ka ndërruar jetë është zgjatur te gryka e pusit vertikal të thellësisë dhe duke humbi ekuilibrin ka rënë mbi platformën e fundit të pusit. Nga rënia e tij është aksidentuar edhe punonjësi tjetër.

He Chuan dhe Du Dabing kanë qenë duke punuar në shpimin vertikal të pusit ku edhe do vendoset ashensori në nivelin e 5-të. He Chuan është mekanik hapje pusi ndërsa Du Dabing minatory hapje pusi.

Shoqëritë Xi-an Xingang Energy Engineering Technology Co. Ltd. dhe Wenzhou Mining Co Ltd i kanë përcjellë ngushëllimet familjarëve të He Chuan. Gjithashtu edhe shoqëria AlbChrome në këto momente i ndodhet pranë familjarëve të punonjësit duke shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen.

Në ditët në vazhdim do të dilet edhe me një përfundim dhe një raport mbi aksidentin nga ana e RISHMI dhe prokurorisë, thuhet në njoftim.

Revista Monitor,  22.04.2015