Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia diellore, shton zgjedhjet e konsumatorit

Pothuaj në gjithë konferencat mbi energjinë e pastër në SHBA do të ketë një folës që krahason ndryshimet në industrinë e energjisë elektrike me revolucionin në telefoni. Në samitin për energjinë të organizuar nga Bloomberg, ish-zëvendës presidenti amerikan, Al Gore, solli një risi në krahasimet që përdori. Ai përmendi Afrikën nën-sahariane, ku konsumatorët pa përdorur ende telefoninë fikse, filluan direkte të përdornin telefoninë ceulare. Diçka e ngjashme, sipas tij, mund të ndodhë dhe me panelet diellore PV në zonat pa rrjet elektrik. Por atje ku ka rrjet elektrik, panelet PV janë një opsion më shumë për konsumatorët. Panelet konkurrojnë energjinë e rrjetit, siç televizioni satelitor konkurron atë kabllor, sipas Gorit. Është pikërisht dëshira për të pasur mundësi të zgjedhësh mes burimeve të energjisë që i ka nxitur shumë republikanë në SHBA të mbështesin energjinë diellore. “Nuk është e largët dita kur do të pyes sallën “Sa prej jush nuk janë të lidhur në rrjet?””-tha Al Gore. “Numri i tyre do të rritet vit pas viti.” Sipas Badar Khan, drejtor i një kompanie panelesh, opsionet e konsumatorit për të zgjedhur duhet të shkojnë përtej burimeve të energjisë. Konsumatori duhet të ketë të drejtë të zgjedhë mes disa ofertash çmimesh, mes mjeteve e mundësive për të pakësuar konsumin e energjisë, për të grumbulluar energjinë. Ka shumë kompani në tregun amerikan që i ofrojnë këto shërbime. Ka konkurrencë në rritje në këtë fushë, gjithsesi dalja plotësisht nga rrjeti synohet nga pak konsumatorë.

Ekolëvizja, 17.04.2015