Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkodër, ja kujt i falet aforfeja

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë fshin nga sistetimi faturat me emërtim “dëm ekonomik” dhe “energji e pamatur”. Bëhet fjalë për periudhën 2008-2011, para të cilat nuk janë arkëtuar nga OSHEE, por që figuronin si detyrim i obonentëve ndaj operatorit. Në total janë afro 51 mijë raste faturash me vlerë rreth 4.1 miliardë lekë. OSHEE ka publikuar listën kontratave të abonentëve privatë dhe familjarë që përfitojnë nga vendimi për fshirjen e faturave abuzive. Në listë janë abontë nga të gjithë Shqipëria. Gazeta Shqiptare disponon listën e plotë të abontëve familjarë dhe biznesve dhe boton sot përfituesit për Shkodrën. Në listë është pasqyruar shuma e faturës që do të fshihet dhe koha të cilës i përket fatura. Sipas administratorit të OSHEE, Ardian Çela, po çlirohen nga detyrime të pasakta ata konsumatorë që nuk i kanë paguar këto fatura abuzuese. OSHEE ka vendosur gjithashtu mundësi marrëveshje nga debitorët e tjerë të cilët mund të paguajnë me këste detyrimet e tyre.

Gazeta Shqiptare, 16.04.2015