Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Diplomohen në Fier studentët e Bankers

Në Qendrën e Trajnimeve Profesionale “Murialdo” në qytetin e Fierit diplomohen 65 studentë të cilët kanë ndjekur kurset profesionale të financuara nga kompania Bankers Petroleum Albania Ltd. Periudha e trajnimit të tyre ka zgjatur 6 muaj dhe persona të grupmoshave të ndryshme nga 18-36 vjeç kanë ndjekur këto kurse.

Të rinjtë janë trajnuar në profesionet si kuzhinier; pastiçier; rrobaqepës; parukeri; berber; elektro-auto; mekanik; saldator dhe njohuri kompjuterike. Në total, nga këto kurse trajnimi janë diplomuar 105 studentë. Shumë studentë janë punësuar apo vetëpunësuar në profesionet për të cilat janë trajnuar. Pjesëmarrja ka qenë shumë e madhe dhe të rinjtë kanë shfaqur një interes të lartë.

Kompania kanadeze Bankers Petroleum Albania Ltd. ka nisur tashmë prej 3 vitesh programin e saj të kurseve profesionale për banorët e zonave ku ajo operon. Kurset profesionale nisën në shtator të vitit 2013, fillimisht në 5 fshatra të zonës së Patos-Marinzës dhe më vonë duke u zgjeruar edhe në fshatra të tjerë, ku të rinj të moshave mbi 18 vjeç janë trajnuar në profesione të ndryshme, të cilat kanë edhe një kërkesë të lartë nga tregu i punës.

“Ne kemi shpenzuar rreth 300 mijë dollarë për Programet e Kurseve Profesionale, ndërkohë që mbi 115 mijë dollarë do të investohen këtë vit në këtë drejtim. Studentët i kanë ndjekur këto kurse përmes institucioneve të ndryshme arsimore në Fier. Një pjesë të tyre ne e kemi mbështetur me grante të vogla për të nisur biznese vetjake, thotë Mark Hodgson, Zëvendëspresident i Bankers Petroleum.

Bankers Petroleum Albania Ltd. është e angazhuar në përmirësimin e kushteve të jetesës të komunitetit ku ajo operon dhe përmes këtij programi kompania synon që të përmirësojë njohuritë dhe aftësitë profesionale të cilat janë të nevojshme për tregun e punës.

Përgjatë 10-viteve aktivitet në Shqipëri, kompania ka investuar më shumë se 6.5 Milionë Dollarë në projekte për komunitetin.

energjia.al 15.04.2015