Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

PE e shqetësuar për HEC-in e Lengaricës

Ndërtimi i hidrocentralit të Lengaricës ka sjellë edhe reagimin e deputetëve të Parlamentit Europian e madje pritet të diskutohet në seancë plenare në Strazburg.

Gjatë diskutimeve mbi projekt-rezolutën e raportuesit për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein në Komisionin e Punëve të Jashtme, një prej eurodeputetetëve ngriti shqetësimin mbi ndërtimin e këtij hidrocentrali në një zonë të mbrojtur natyrore. Eurodeputeti Igor Soltes, nga grupi parlamentar i të Gjelbërve tha se kjo çështje përbën një shqetësim mjedisor dhe ekonomik, që edhe pse i përfshirë në projektrezolutën e Fleckenstein duhet ngritur edhe në nivel plenar.

“Janë 43 projekte për hidrocentrale përgjatë lumit Vjosë, një prej lumenjve të paktë të rrëmbyeshëm në Europë ku madje pritet të hapet një park kombëtar për Europën në atë zonë. Por një prej projekteve, ai i Langaricës është tashmë në fazë ndërtimi dhe një kompani austriake po e ndërton atë me bashkëfinancim nga Banka Botërore. Por leja e ndërtimit u nënshkrua vetëm pak pasi projekti ishte ndaluar nga qeveria. Ka shumë pikëpyetje lidhur me këtë projekt pasi bëhet fjalë për një zonë të ruajtua. Kryetari i bashkisë atje deklaron se është në favor të parkut kombëtar dhe jo hidrocentralit por pretendon se nuk ka influencë të mjaftueshme. Edhe vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është në favor të këtij parku dhe ka ndaluar të gjitha projektet që janë në fazën e planifikimit. Parlamenti Europian duhet të ngrejeë këtë cështje të rëndësishme mjedisore dhe ekonomike në seancën e ardhshme plenare”, deklaroi eurodeputeti Igor Soltes

Hidrocentrali i Lengaricës po ndërtohet nga kompania austriake Enso Hydro në Parkun Kombëtar të Përmetit, pasi u pajis me licensë dhe leje mjedisore nga qeveria e mëparshme e drejtuar prej ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ambientalistët pretendojnë se ndërtimi i hidrocentralit u parapri nga një proces korruptiv dhe u shoqërua me shkelje të Kushtetutës, të Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe Ligjit për Zonat e Mbrojtura. Kanioni i Lengaricës konsiderohet nga ekspertët si një zinxhir monumentesh unike të natyrës dhe trashëgimisë kulturore që përbëjnë një pasuri të madhe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe burim të ardhurash edhe për banorët vendas përgjatë viteve të fundit.

Shqiptarja.com  14.04.2015