Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers akoma nuk ka dëmshpërblyer banorët

Premtimet e kompanisë “Bankers Petroleum” për dëmshpërblimin e banorëve të Marinzës për dëmet e që u shkaktuan nga shpërthimet e 1 prillit edhe sot pas dy javësh kanë mbetur të tilla vetëm në letër.

Në fshat konstatohet prania e vlerësuesve të dëmeve qe e kanë nisur edhe një here procesin nga fillimi për arsye që nuk dihen, ndërsa banorët vijojnë të përballen edhe sot më pasojat e shpërthimeve.

Produktet bujqësore kanë përfunduar në kosh të plehrave, uji është i pa konsumueshëm dhe i papërdorshëm, shumë prej banorëve vijojnë të shfaqin problem shëndetësore, ndërsa disa të tjerë kanë vendosur ti braktisin banesat.

Sakaq sa për dëmshpërblimet që kompania” Bankers Petroleum” u zotua se do t’i shlyente, deri më tani banorët s’kanë asgjë konkrete, ndërsa për mikrofonin e A1 Report pohojnë së e kanë humbur shpresën se do ti marrin një ditë.

“Njerëzit janë të sëmurë , të tërë po shkojnë të marrin sorum edhe këtu nuk duket njeri fare. Dëmshpërblim vetem sa ka kaluar komisioni dhe as nuk kemi parë dhe as nuk kemi degjuar se sa do na paguajnë dhe kush ka marrë dhe sa ka marrë. Me këtë gjendje nuk kemi fare besim se do na shpërblejnë.” shprehen banorët

Ndërkohë një tjetër problem po shqetëson së fundmi banorë të kësaj zonë. Armand Shabani rrëfen për kameran e televizionit A1 Report se banorët e Fierit nuk preferojnë të martohen me vajza nga Marinza pasi kanë frikë se këto të fundit mund të lindin pasardhës me probleme shëndetësore. I njëjti shqetësim sipas Armandit është edhe për djemtë e fshatit.

“Kemi një problem shum të madh, ne nuk mund të bëjmë miqësi me asnjë vend tjeter, as të marrim as të japim se këtu kanë frik njerëzit të vijnë e të japin vajzën ose e kundërta, se këtu kanë frikë se dalin fëmijë të sëmurë dhe është shum problem serioz ky.” shprehet Armand Shabani

Gropat e hapura pas shpërthimeve vijojnë tu bëjnë karshillëk banesave, ndërsa askush nuk kujdeset për mbylljen e tyre.

Ndërkohë dy javë pas shpërthimeve edhe drejtuesit e pushtetit lokal e vendor nuk denjojnë më ti vizitojnë këta banorë, ndërsa frika se shpërthimet do përsëriten është evidente.

Shqiptarja.com  13.04.2015