Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP i paguan shtetit dy vjet qera për tokën

Shoqëria Trans Adriatic Pipeline AG (TAP AG) do të paguajë qira për një sipërfaqe toke mbi 1 milion m² që është në pronësi shtetërore, njofton Këshilli i Ministrave në buletinin zyrtar. Qeveria do të japë në përdorim sipërfaqet e tokës shtetërore që preken nga ndërtimi i rrugëve hyrëse të projektit të gazsjellësit TAP, si dhe për hyrjen në rrjetin rrugor shqiptar. Për tokat shtetërore publike: truall, pyje, kullota apo për tokat shtetërore jopublike bujqësore prej 1 087 361.32 m² do të nënshkruhet një kontrate qiraje, ndërmjet Ministrisë së Energjisë e Industrisë dhe shoqërisë TAP AG. Ndërsa, do të jepen pa kompensim tokat shtetërore në shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve apo rrjedhave të tjera ujore, liqeneve dhe rezervuarëve natyrorë ose artificialë, prej 51 023.43 m². Kështu do të veprohet edhe për sipërfaqen e kategorizuar rrugë automobilistike, prej 387 007.83 m², si dhe për sipërfaqen shkëmbore, prej 36 154.06 m². Vlera e pagesës së qirasë, për tokën shtetërore do të paguhet nga shoqëria TAP AG, në emër të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, për llogari të buxhetit të shtetit, si kompensim, sipas planit të rehabilitimit të jetesës, për marrjen në përdorim të tokës shtetërore, për një periudhë dyvjeçare, me qëllim ndërtimin e rrugëve hyrëse të projektit TAP. Sipërfaqet e tokës shtetërore, të vëna në dispozicion të shoqërisë TAP AG, do të jenë në përdorim të saj deri në firmosjen e protokollit të dorëzimit të rrugëve, e cila konkretizon përfundimin e punimeve të ndërtimit dhe përmirësimit të rrugëve hyrëse dhe kalimin e tyre. Pagesat e qirasë bëhen sipas kategorive të tokës: truall, tokë bujqësore e kthyer në truall dhe pyje e kullota të kthyera në truall.

Gazeta Shqip,  13.04.2015