Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Publikohet momenti i shpërthimit të puseve

Shpërthimi i gazit nga dy puset e naftës mëngjesin e sotëm në fshatin Marinzë të Fierit, vuri në rrezik banorët e zonës. Ngjarja u shënua rreth orës 06:00 në një zonë të banuar, në afërsi të shkollës së fshatit. Pas shpërthimit të pusit të naftës numër 8, mësohet se autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e disa prej familjeve që ndodheshin afër zonës.

Vetëm disa orë pas incidentit të parë u shënua shpërthimi i një tjetri pusi nafte, rreth orës 10:50 të paradites së sotme. Incidenti ka ndodhur në pusin e naftës të kompanisë “Bankers Petrolium”. Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm ndotja e zonës.

Momenti i shpërthimit të puseve të naftës

Shpërthimi i gazit nga dy puset e naftës mëngjesin e sotëm në fshatin Marinzë të Fierit, vuri në rrezik banorët e zonës. Ngjarja u shënua rreth orës 06:00 në një zonë të banuar, në afërsi të shkollës së fshatit. Pas shpërthimit të pusit të naftës numër 8, mësohet se autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e disa prej familjeve që ndodheshin afër zonës.

12:55 – Ministria e Mjedisit pezullon kompaninë Bankers

Inspektorati i Mjedisit urdhëroi pezullimin e aktivitetit të kompanisë “Bankers Petroleum”, derisa shkaqet e shpërthimeve të zbardhen.

“Pezullim i aktivitetit të plotë deri në plotësimin e gjithë masave në trajtimin e mbetjeve dhe të mos lejohet hedhja e tyre ne gropa ekologjike. Nuk do të lejohet rifillimi i aktivitetit deri në plotësimin e këtyre kërkesave. Javën e kaluar morëm masa për aktivitetin e Bankers Petroleum. Shkaqet e incidentit në Marinzë janë ende të paqarta. Kompanisë i është kërkuar që të parandalojë ndotjen”, thuhet në njoftimin zyrtar të Inspektoratit të Mjedisit.

12:25 – Gjiknuri takim urgjent për zgjidhjen e situatës

Ministri i Energjetikës Damian Gjinkuri mblodhi në një takim urgjent administratorin e Albetrolit, Endri Puka, Prefektin e Fierit, përfaqësues të “Bankers Petroleum” dhe deputetë të zonës, në lidhje me shpërthimet në puset e naftës nga Bankers. Në këtë takim po diskutohet për masat që do të merren në lidhje me situatën në fshatën Marinzë.

11:30 – Gjiknuri: Do t’i kërkojmë llogari “Bankers” për shpërthimet

Ministri Gjiknuri nga fshati Marinzë tha se tashmë situata është nën kontroll, por shprehu qëndrim të ashpër ndaj kompanisë “Bankers Petroleum” ndaj së cilës tha se, do të kërkohet llogari për shpërthimet që rrezikuan banorët. Ministri i cili mbërriti në këtë fshat të Fierit për të parë nga afër situatën, u interesua në lidhje me shqetësimet e banorëve, të cilat kanë qenë të vazhdueshme sa i përket dëmeve në banesat e tyre.

11:00 – Xhevit Bushi: Situata drejt normalizimit, gazi nuk është helmues

Prefekti i Fier Xhevit Bushi në një lidhje telefonike për “A1 Report” tha se situata po vjen drejt normalizimit, ku po merren masa nga ana e kompanisë Bankers Petroleum për të vënë nën kontroll shpërthimin. Ai theksoi se gazi nuk është helmues, pasi nuk është çliruar nga hidrokarburet. Nga ana tjetër Bushi u shpreh se, është bërë një mbledhje me Shtabin dhe me kompaninë Bankes Petroleum për të mësuar shkaqet e shpërthimeve. Sipas kompanisë kanadeze incidenti ndodhi pas një avarie teknike.

10:50 – Shpërthimi i dytë i pusit të naftës

Një tjetër shpërthim i gazit është regjistruar nga puset e naftës në fshatin Marinzë. Nga incidenti i parë i shënuar mëngjesin e sotëm u evakuuan 60 familje. Për shkak të shpërthimit të parë, ujërat nëntokësorë kanë mbërritur në banesa dhe në tokat bujqësore.

10:10 – Ministri Gjiknuri niset drejt Fierit

Pas incidentit në pusin e naftës ministri i i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, u nis drejt vendngjarjes. Ndërkohë banorët të cilët ndodheshin pranë zonës ku ndodhi incidenti po evakuohen

08:20 – Ndërpritet mësimi në shkollën e fshatit

Mësohet se vendi ku ka ndodhur incidenti, ndodhet pranë shkollës së fshatit Marinzë. Autoritetet kanë ndërprerë mësimin, për shkak të gazrave që lëshoi pusi i naftës.

Punonjësit e kompanisë po mundohen të vendosin situatën nën kontroll, pasi pusi është ende aktiv. Nga shpërthimi i fuqishëm është bllokuar edhe rruga që lidh fshatin Marinzë drejt Fierit.

Gazeta Shekulli, 01.04.2015