Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pr/ligji për energjinë prezantohet në komisionin e ligjeve

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit, zëvendësministri Ilir Bejtja theksoi se ky është ligji bazë për sektorin e energjisë elektrike. “Ky projektligj është një nga aktet më të rëndësishëm për funksionin e sektorit të energjisë elektrike pasi është ligji bazë që rregullon marrëdhëniet ndërmjet operatorëve që veprojnë në këtë sektor duke mundësuar krijimin e një tregu konkurrues, integrimi ne tij me tregun rajonal, përmirësimin akoma më shumë të sigurisë, furnizimit dhe rritjen e cilësi së shërbimit të furnizimit me energji elektrike të klientëve në tregun tonë. Projektligji përmbush angazhimet që Shqipëria ka marrë në kuadër të traktatit të komunitetit të energjisë duke harmonizuar legjislacionin e sektorit të energjisë elektrike me direktivat dhe rregulloren të BE-së, kryesisht atë të paketës së tretë legjislative të sektorit të energjisë”,- tha z. Bejtja.

Relatori i projektligjit, deputeti z. Ulsi Manja theksoi në fjalën e tij, se nëpërmjet këtij projektligji synohet të zgjidhet problematika e krijuar ndërmjet operatorëve të ndryshëm në treg. “Në përmbajtje ky projektligj synon tre drejtime kryesore. E para, mbështetje e një reforme të thellë në sektorin e energjisë që do të zgjidhte një problematikë të krijuar ndërmjet operatorëve të ndryshëm në treg, por do të mundësonte dhe zhvillimin më të shpejt dhe më të siguritë të një tregu efektiv dhe të qëndrueshëm në këtë sektor jetik për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Së dyti, synon integrimin e Shqipërisë në tregun rajonal dhe evropian të energjisë. Së treti, përmbush angazhimet që Shqipëria ka marrë në kuadër të traktatit të komunitetit të energjisë si edhe harmonizimin e plotë të legjislacionit tonë në sektorin e energjisë me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian”,- tha z. Manja.

energjia.al  01.04.2015