Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përfundon afati i OSHEE për debitorët

Dje ka përfunduar afati i lënë nga OSHEE-ja për të gjithë debitorët e energjisë elektrike. Në një komunikatë për shtyp, OSHEE-ja, ka bërë të ditur se 175 mijë debitorë kanë përfituar ulje të kamat-vonesës, ndërkohë që të gjithë këta debitorë kanë shlyer detyrimet.

Po ashtu, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka theksuar se deri në datën 30 mars, janë lidhur 290 mijë akt-marrëveshje të reja, ndërkohë që 21.397 familje kanë përfituar ndihmë ekonomike.

Gazeta Shqip, 01.04.2015