Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien nismat e opozitës për energjinë

Opozita kërkoi që taksa e qarkullimit të ulet nga 27 në 7 lekë për litër, ndërsa TVSH-ja mbi energjinë nga 20 në 6 për qind, ky i fundit një zotim elektoral i mazhorancës.

“Në qoftë se keni forcë ulni taksën e qarkullimit dhe nëse keni moral politik, sot thoni që do të votoni kundër uljes së kësaj takse, vetëm pse nuk mblidhni dot të ardhurat e tjera. Kjo mbyll çdo lloj diskutimi, e keni të thjeshtë që ta mblidhni taksën e qarkullimit dhe e rrisni”, tha deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Por ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha se draftet kanë efekte të papërballueshme për buxhetin dhe do i zhysnin financat publike në krizë. “Propozimi ka një efekt në buxhet prej 12 miliardë lekë, i cili po të bashkohet edhe me propozimin tjetër që ka bërë opozita, i cili shkon mbi 18 miliardë lekë, duhet të dimë se ky efekt është afërsisht sa 2/3-tat e të gjithë masës së investimeve me fonde të brendshme nga buxheti”, u shpreh ministri Shkëlqim Cani.

Cani tha gjithashtu se ka një sërë arsyesh logjike, se përse qytetarët duhet ta paguajnë taksën e karburanteve në këto nivele. “Kush përdor rrugën kërkon rrugë dhe mirëmbajtje rrugësh, e doemos duhet të paguajë, kush ndot ambientin doemos duhet të paguajë”, tha Cani.

Por, paraardhësi i tij demokrat thotë se, përmes rëndimit të taksave mbi naftën, qeveria godet së pari ekonominë. “Nuk është çështje e makinave të 10 për qind të njerëzve, që priten të paguajnë më shumë, këtu është çështje e njerëzve që bëjnë ekonomi, që merren me biznesin”, tha opozitari Ridvan Bode.

Gazeta Dita, 01.04.2015