Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria mbetet importuese energjie

Nëse nuk merren masa për të rritur efikasitetin e energjisë dhe për të zvogëluar kërkesën, Shqipëria ka gjasa të mbetet një importues neto i energjisë elektrike të paktën deri 2024.
Ky është rezultat i raportit të lëshuar nga një organizatë jo qeveritare CEE Bankwatch dhe qendra mjedisore EDEN.

Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka gjasa të ketë një tepricë të energjisë elektrike për qëllime të eksportit, pavarësisht nga planet për të eksportuar energji elektrike në Itali përmes një kabllo nënujore.

Ky studim u mundësua nga CEE Bankwatch, nga Universiteti i Gronigen Irlandë. Raporti analizon furnizimin me energji elektrike dhe modelet e kërkesës për vendet e Ballkanit Perëndimor për dhjetë vitet e ardhshme dhe shqyrton mundësitë e tyre për të eksportuar energji elektrike.
Rezultatet e raportit tregojnë se nqs shtetet realizojnë shtrirjen e planifikuar të kapaciteteve të tyre, rajoni si tërësi do të ketë një suficit prej 56% të furnizimit me energji elektrike në 2024, me Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë si eksportuesit më të rëndësishëm.

Megjithatë, analiza e eksportit tregon se do të ketë konkurrencë jo vetëm brenda Ballkanit Perëndimor, por edhe nga konkurrentët e tjerë si Bullgaria, Rumania dhe pjesa tjetër e vendeve të BE.
Duke pasur parasysh një furnizim të tepërt në Evropë, rritja e konkurrencës mund të ushtrojë presion mbi çmimet e eksportit dhe të rrisë rrezikun për termocentralet, që të bëhen joefikas për të operuar në treg.

Shqipëria duket se do përbëjë një përjashtim nga rajoni, si i vetmi me skenarin e ulët të kërkesës për furnizim me energji, edhe nëse ajo ndërton të gjithë infrastrukturën e duhur-vendi do të jetë në gjendje të eksportojë deri në 2 000 Gwh në 2024 (rreth 16% të kërkesës së brendshme), ndërsa në të gjitha skenarët e tjera, ajo do të ketë nevojë për import. Në skenarin e kërkesës së lartë, Shqipëria mund të përfundojë importimin deri në 8000 Gwh në 2024, thuhet në raport.

Sipas studimit, Shqipëria nuk ka gjasa të jetë në gjendje të përmbushë kërkesat e saj dhe sugjeron se nevjiten hapa të tjerë shtesë të tilla si: ruajtja e energjisë, përmirësimi i infrastrukturës së rrjetit dhe lidhjës, si dhe diversifikimi i burimeve të energjisë, e cila duhet të shqyrtohet më tepër.
Duke pasur parasysh se vendi ka një humbje të përgjithshme për transmetimin dhe shpërndarjen mbi 45% (23 210 Gwh në transmision dhe 3218 Gwh në shpërndarjen gjatë 2013) përmirësimet e rrjetit dhe masat e efiçiencës së energjisë mund të çojnë në kursimin e furnizimit me energji elektrike dhe për të ndihmuar të përmirësojë pozicionin neto të vendit.

“Shumat e mëdha të energjisë kanë qenë të shpërdorura në Shqipëri dhe si pasojë, reduktimi i humbjeve dhe rritja e efikasitetit, si dhe zhvillimi e forcimi i lidhjeve me vendet fqinje për të përmirësuar stabilitetin e rrjetit duhet të jetë prioriteti numër një”, thotë Pippa Galop, koordinator i kërkimeve në rrjet në CEE Bankwatch.

Lira Hakani nga EDEN Center shton: “Nëse edhe pas reduktimit të abuzimit me energjinë elektrike, është ende e nevojshme të ketë kapacitete të reja për të mbuluar kërkesat e vendit, atëherë duhen burime të ndryshme të ripërtëritshme të furnizimit me energji elektrike, në mënyrë që të shmangen problemet e varësisë nga burimet hidrike. Ndërtimi i kapaciteteve të reja të furnizimit me energji elektrike nuk duhet të ndodhin në zonat e mbrojtura natyrore”.

Revista Monitor,  31.03.2015