Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kapet hajduti i pikës së karburantit në Durrës

Një pikë karburanti është grabitur me armë zjarri nga një person i maskuar  në fshatin Shkallnur të Durrësit. Për këtë disa orë më vonë policia ka arrestohet Besnik Sako, 45 vjeç.

Burime nga policia bëjnë me dije se në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm, Sako ka  vjedhur me armë  rreth 30.000 lekë të reja, të rojës pikës së karburantit.

Në vendin e ngjarjes u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fishek model 56 mm të kalibrit 7. 62 mm. Në banesën e Besnik Sakos  janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rrobat me të cilat ka kryer vjedhjen me armë, komplet sportiv me kapuç.

Arrestimi i  tij u bë në banesën e të dyshuarit, pas  në operacioni të mirë organizuar të Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Durrës. Sako ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Shqiptarja.com  30.03.2015