Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri dhe Bushati vizitojnë Hollandën

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri zhvilluan një vizitë pune në Hagë.  Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë të Vendeve të Ulta, Bert Koenders, me të cilin diskutoi mbi nxitjen e bashkëpunimit dypalësh dhe rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ministri Bushati e njohu Ministrin Koenders me hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ministri Bushati vlerësoi rolin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në proceset integruese euro-atlantike, si dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për marrjen e statusit të vendit kandidat. Më tej, Ministri Bushati u ndal në hapat konkretë të qeverisë, të ndërmarra në kuadër të kursit të reformave në Shqipëri, dhe angazhimin e saj për të vijuar me vendosmëri në rrugën e reformave dhe të integrimit.

Nga ana e tij, Ministri Koenders e siguroi homologun shqiptar për mbështetjen holandeze lidhur me ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit.

Bashkëbiseduesit u ndalën veçanërisht tek bashkëpunimi ekonomik, si mënyra më e mirë  për të thelluar më tej marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe që ekzistojnë midis dy vendeve tona, me fokus rritjen e prezencës të kompanive holandeze në Shqipëri.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe rolit e kontributit të rëndësishëm të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal. Ministri Bushati informoi homologun Koenders lidhur me iniciativat rajonale për zhvillimin e këtij bashkëpunimi dhe Presidencën shqiptare të radhës në SEECP. Ai u ndal gjithashtu tek procesi i Berlinit, ecuria e tij dhe  tek përgatitjet e Samitit e Vjenës.

Mnistri Koenders vlerësoi rolin moderues dhe konstruktiv te vendit tonë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit rajonal në favor të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike, me fokus rritjen e investimeve holandeze nё Shqipëri, ishte nё qendёr tё takimit tё zhvilluar nga Ministri Gjiknuri me Ministrin e Çështjeve Ekonomike Henk Kamp.

Duke u ndalur tek masat e ndërmarra nga qeveria pёr tё krijuar njё klimё sa mё miqёsore ndaj biznesit tё huaj e vendas, Ministri Gjiknuri theksoi se Shqipёria ofron mundёsi tё mёdha falё rezervave tё saj nё burime natyrore.

Nё kёtё kuadёr, bashkёbiseduesit u ndalёn edhe tek procedurat e ofrimit pёr aktivitet kёrkimi tё blloqeve tё lira tё naftёs dhe gazit. Duke marrё nё konsideratё edhe rezultatet pozitive tё kёrkimeve tё kompanisё SHELL e Petromanas nё zonёn e Shpiragut, Ministri Gjiknuri konfirmoi se nё kuadёr tё kёtij procesi do tё ketё njё dialog edhe me kёtё kompani. Z.Gjiknuri nёnvizoi se prezenca e kompanisё SHELL nё Shiqpёri ёshtё tregues i njё historie suksesi, por edhe promovim pёr investimet e tjera holandeze.

Ministrat diskutuan edhe mbi ecurinё e projektit e gazsjellёsit TAP, i cili ndikon nё stabilitetin dhe sigurinё energjetike tё rajonit. Ministri Gjiknuri kërkoi mbёshtetje nga Bashkimi Evropian pёr rritjen e kapaciteteve tё infrastrukturës sё energjisё dhe gazit nё Shqipëri e rajon. Një angazhim qё do tё mundësonte siguri dhe integrim mё tё shpejt tё rajonit në infrastrukturёn energjetike tё Evropes.

Ministri Gjiknuri bёri njё ekspoze tё masave tё marra nё kuadёr tё reformёs nё energjitikё, nё bashkёpunim me Bankёn Botёrore dhe Fondin Monetar Ndёrkombёtar. Rrjedhojë e kёtyre masave janё treguesit e pёrmirёsuar nё drejtim tё reduktimit drastik tё nivelit tё humbjeve dhe rritja e arkёtimeve tё energjisё elektrike.

Duke u ndalur tek energjia elektrike, z.Gjiknuri kёrkoi ndihmёn e Holandёs pёr rritjen e efiçencёs së energjisё dhe zhvillimin e kapaciteteve tё infrastrukturёs sё gazit.

Ministrat Bushati dhe Gjiknuri ishin të ftuar të Institutit Clingendael për të diskutuar mbi sfidat e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe sigurinë energjetike në Evropën Juglindore.

Në fjalën e tij në Institutin Clingendael Ministri Bushati theksoi:

“BE-ja duhet të sigurojë krahun e saj jug-lindor, ku projekte energjetike rajonale si TAP dhe IAP po marrin një rëndësi parësore. Këta dy gazsjellës, në përputhje me Strategjinë e BE-së për Sigurinë Energjetike, do të luajnë një rol të rëndësishëm për diversifikimin e burimeve si dhe për krijimin e një tregu rajonal të integruar, që do të funksionojë sipas rregullave dhe standardeve të BE-së.”

“As Bashkimi Evropian dhe as Ballkani Perëndimor nuk e kanë luksin të mbeten peng e një qasjeje pasive, e cila nuk siguron instrumente të fuqishme në mbështetje të rajonit. Nuk mund të lejojmë që procesi i anëtarësimit në BE  të mbetet një perspektivë e largët. Përkundrazi, integrimi duhet të shndërrohet në një garanci të prekshme. Kjo është e vetmja mënyrë që politikat e Komisionit Evropian dhe angazhimi i vendeve anëtare të japin rezultate konkrete.”

energjia.al  31.03.2015