Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, verifikim kontratave për profesionet e lira

Kompania Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se ka nisur një aksion të gjerë kombëtar për arkëtimin e faturave të energjisë elektrike dhe uljen e debive, duke ndërprerë lidhjet e paligjshme.

Në fokus të këtij aksioni janë edhe bizneset, të cilët zënë një pjesë të konsiderueshme të portofolit të bilancit financiar dhe energjetik.

Në këtë pikë, shoqëria po i kushton vëmendje edhe sektorit privat të “profesioneve të lira”, një pjesë e mirë e të cilëve e ushtrojnë aktivitetin në ambjente të mara me qira, duke mos pasur kontrata dhe kategorizimin e duhur në bazë të stuatusit të aktivitetit që zhvillojnë, por edhe të mënyrës së tarifimit.

Nga analizat e realizuara deri tani, Departamenti i Shitjeve dhe Arkëtimeve në OSHEE ka evidentuar 10,849 subjekte aktive të regjistruara në QKR, të cilët ushtrojnë aktivitet në fushën e shërbimit dhe konsulencës në bazë të legjislacionit në fuqi për profesionet e lira.

Këto ditë ka nisur një aksion për verifikimin e kontratave, bazuar mbi të dhënat e siguruara nga QKR, ndaj dhe sot, shoqëria bën thirrje publikisht kësaj kategorie biznesi, të marrë e masat e menjëhershme për t’iu përgjigjur apelit për respektim të ligjit.

Fokusi do të jetë Tirana, ku e ushtrojnë aktevitetin e profesionit jurist, ekonomist, mjek, etj, rreth 60% e biznesve të kategroisë “profesione të lira”.

Gjithashtu, OSHEE ka nisur kontaktet me organiztat që përfaqësojnë këtë sektor, për të arritur një bashkëpunim dhe rezultat të frytshëm.

Revista Monitor,  30.03.2015