Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

‘Ora e Tokës’ sensibilizohet edhe Tirana

28 Mars 2015 është “Ora e Tokës”. Edhe Tirana është përfshirë në këtë aktivitet duke u solidarizuar me aktivitetet në kuadër të kësaj ditë. Aktivitetet kanë nisur që prej ditës së djeshme me një vallëzim në qendër të Tiranës ndërsa sot në orën 20:30 pritet që të fiken dritat në sinkron me të gjithë botën. Kësaj nisme ashtu sikurse edhe një vit më parë i është bashkuar edhe A1Report duke fikur dritat.

Ky është viti i shtatë që edhe vendi ynë i është bashkuar kësaj nisme duke fikur dritat për 60 minuta nga ora 20:30-21:30. Kjo nismë ndërmerrret për të kursyer të paktën për një orë energjinë që ne shpenzojmë duke dëmtuar tokën. “Earth Hour” është veprimi më i madh mjedisor që nga viti 2007 kur Ora e Tokës u iniciua në Sidnei nga “World Wilde Life Fund”. Këtë vit pritej që rreth 2 miliardë banorë në të gjithë globin të fiknin dritat në 154 shtete.

Ora e Tokës ka si qëllim t’i dhurojë planetit 60 minuta pushim nga konsumimi i burimeve, për të luftuar kështu ndryshimet klimaterike.

Ora e Tokës organizohet rreth një veprimi simbolik, siç është ai i fikjes së dritave dhe pajisjeve të tepërta elektroshtëpiake për 1 orë ne te shtunën e fundit të muajit Mars çdo vit.

Por, përpara dhe më pas kësaj date simbol të Orës së Tokës, ambientalistët dhe aktivistët e mjedisit në të gjithë botën ndërmarrin veprime, aksione, dhe iniciativa aq masive saqë po e shndërrojnë Orën e Tokës në një festival të madh mjedisi që zgjat gjatë gjithë vitit dhe që përfshin, vullnetarë, organizata, bashki e komuna, sipërmarrje private, qeveri, kryeministra e presidentë në qindra vende të globit.

Shqiptarja.com  28.03.2015