Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimi i eksportit të energjisë shkon 52 euro

Energjia elektrike e prodhuar në vend i furnizohet OSHEE-së me tre çmime. Njëri është çmimi i vendosur nga ERE për KESH (3 lekë/kWh),  çmimi tjetër për KESH është sipas bursës hungareze, kur mbulon humbjet e OSHEE, i treti vendoset në tender. Për muajin prill, ky çmim arriti mbi 52 euro. Njëri nga fituesit e tenderit të fundit është pronari i 4 hidrocentraleve shqiptare. Totali i energjisë elektrike i ofruar dhe kërkuar për t’u blerë nga Operatori i Shpërndarjes për periudhën 1- 30 prill 2015 është 165,600 MWh dhe e konvertuar në vlerë monetare është 8,631,936.00 euro (pa TVSH). Në vijim të kontratave të lidhura, shoqëritë Kurum, ANTIX, GEN-I Tirana, GSA dhe EFT do të fillojnë lëvrimin e energjisë elektrike. Për periudhën 1-10 prill 2015, u konfirmua se KESH nuk mund të prodhojë dot edhe për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes; Për periudhën 11-20 prill 2015, konfirmimi përfundimtar do të jepet në 9 prill. Në këtë treg të komanduar nga qeveria dhe ERE, po përfitojnë vetëm privatët, jo publiku.

Gazeta Shqip,  30.03.2015