Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çela: OSHEE do vazhdojë me investimet

RIMËKËMBJE ENERGJETIKE

Plani Investimeve 2015

Deri më tani, publiku është njohur me ecurinë e arkëtimeve, të cilat paraqiten tejet pozitive, aq sa tashmë, jemi të bindur për të hedhur hapin tjetër: atë të investimeve.

Në shkurt mblodhëm 70 milionë dollarë! Gati dyfish më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga muaji janar e deri më tani (data 25 mars), kemi mbledhur 170 milionë dollarë dhe besojmë se me ecurinë e deritanishme, do të realizojmë objektivin e vendosur: deri në fund të vitit të mbledhim 54.8 miliardë lekë (gati gjysmë miliard dollarë).

Këto të dhëna financiare na japin më shumë garanci për investimet, të cilat jemi gati t’i nisim. Këtu dua të ndalem pak më gjatë, pasi ky do të jetë viti i investimeve konkrete, me vlerë 55 milionë dollarë.

Më konkretisht do të investojmë në këto sektorë:

•      991 milionë lekë në Ndërtim Nënstacionesh

•      2.73 miliardë lekë në Ndërtim rrjeti TM dhe Kabina transformimi

•      820 milionë lekë në Ndërtim rrjet TU ABC

•      711 milionë lekë në sistemin e Matjes

Me investimet ne synojmë:

1.    Rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në ato zona të cilat kanë pasur problematikë më të madhe të kesaj natyre sipas kategorisë së konsumatorëve bazuar mbi analizat e viteve të fundit.

2.    Përmirësimin e nivelit te humbjeve teknike dhe jo-teknike duke perzgjedhur zonat më problematike.

3.    Rritjen e sigurisë së impianteve për të garantuar personelin, komunitetin dhe vet impiantin.

E thënë më qartë, me këto investime, ne parashikojmë t’i ulim humbjet me 4.1%, që do të thotë një vlerë e kursyer me të paktën 20 milionë dollarë!!

energjia.al  27.03.2015