Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP: 7 prill, afati për parakualifikimin

TAP ka ftuar të gjitha kompanitë e para-kualifikuara për ndërtimin e terminalit gazsjellës dhe instalimin e gazsjellësit nëntokësor në Itali, shkruajnë mediat azere.

Është menduar se fushëveprimi i punës do të mbulojë dy lote, nga ku inxhinierimi, Prokurimi dhe ndërtimi i PRT dhe EPC, një tubacion me diametër 36-inch, përafërsisht 8 kilometrash të gjatë, do jetë me drejtimin për zbarkim në Itali, ku do të marrë gaz natyror nga tubacioni i seksionit.

Afati i fundit për kompanitë për të kërkuar pyetësorin para-kualifikues është data 7 prill. Pas fazës së përzgjedhjes, TAP ka për qëllim të nxjerrë ftesat përkatëse të Tenderit (ITT) për ndërtimin nëntokë në Itali nga 22 prilli.

Knut Steinar Kvindesland, Drejtor i Prokurimit në TAP, ka thënë: “Me nisjen e këtij njoftimi të para-kualifikimit, TAP është tani në treg për të siguruar shërbimet e EPC për ndërtimin e tubacionit të gjithë rrugën përmes Italisë jugore. Procesi ynë i përzgjedhjes mbetet transparent, rigoroz dhe me një theks të veçantë në përmbushjen e Shëndetit, Sigurisë dhe Mjedisit, sipas standardeve, si dhe një angazhim të provuar ndaj politikës së TAP me zero dëme.”

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Revista Monitor,  27.03.2015