Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, pse shqiptarët paguajnë më shumë?

Problematikat në tregun e karburanteve janë diskutuar në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit.

Kryetari i Shoqates se Hidrokarbureve, Luigj Aliaj deklaroi se qeveria merr për çdo litër karburant mesatarisht 1000 lekë të vjetra taksa.

Ndërkohë që sipas ekspertëve të ftuar në panel, janë pikërisht taksat e larta pse shqiptarët nuk përfitojnë shumë nga rënia e çmimit të naftës në bursa. Problem për Shqipërinë mbetet edhe cilësia e karburanteve.

Taksat e larta janë arsyeja kryesore pse çmimi i karburanteve në vendin tonë ështe më i lartë se në vendet e tjera të rajonit dhe pse shqiptarët nuk përfitojnë shumë nga rënia e çmimit të naftës në bursa.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit mbrëmjen e 26 marsit 2015, është diskutuar për problematikën e tregut të karburanteve në Shqipëri.

Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj deklaroi se qeveria merr për çdo litër karburant mesatarisht 1000 leke të vjetra taksa.

VIDEO e emisionit te plote: Te Paekspozuarit “Nafta e rende e shqiptareve”, 26 mars 2015

Luigj Aliaj, kryetar i Shoqatës së Hidrokarbureve:“Akciza është taksë fikse, qarkullimi është fikse, karboni është fikse. Taksat që ne paguajmë shkojnë nga 95-115 lekë. Kjo është në fazën e parë të zhdoganimit.

Vladimir Puka, ekspert për hidrokarburet: Çmimi sot i benzinës, ai final për litër është 170-174, po ti zbrisni taksën e qarkullimit, atëherë çmimi do të ishte 138-140 lekë, pra 1 euro. Aq sa kam informacion do të ishte normal.

Olti Rrumbullaku, ekspert për ekonominë: E gjithë kjo shumë, pra 600 milionë dollarë nuk kanë shkuar për investime, teknikisht ka shkuar për shpenzimet e tjera, pensionet, pagat. Qeveria ka mbuluar gjithë gropat e tjera duke përdorur karburantet.

Nje tjeter problematikë e tregut të karburanteve mbetet cilësia. Përfaqësuesi i ministrisë së Energjisë, por edhe panelistët e tjerë kanë konstatuar se ka rritje të cilësisë të karburanteve që tregtohet, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, por situata mbetet problematike në rrethet e tjera.

Dritan Spahiu, drejtor i Hidrokarbureve në MEI: Kemi vendosur gjobë të qartë sa i takon rastit të falsifikimit. Penaliteti është 100 milionë lekë të vjetra nëse kapet përzirje të karburantit me atë jashtë standardi.

Vladimir Puka, ekspert për hidrokarburet: Ka të dhëna që deri në fund të 2013, Isnpektoraiti Qendror teknik nuk kishte evidence në disa zona.

Drejtori i hidrokarbureve në ministrinë e Energjisë, Dritan Spahiu deklaroi se pritet të miratohet së shpejti ligji i ri për hidrokarburet që do të rrisë kontrollet në pikat e tregtimit të karburanteve, duke dhënë më shumë siguri për konsumatorët.

Ora News,  26.03.2015