Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgarët kërkojnë reduktim të çmimit të gazit

Konsumatorët e energjisë në Bullgari kanë bërë thirrje për një reduktim prej 23% në çmimet e gazit, duke filluar që nga prilli, në vend të reduktimit të çmimeve prej 13% të propozuar nga furnizuesit shtetërorë të gazit Bulgargaz.

Konstantin Stamenov, kryetar i Bordit Drejtues të Federatës Bullgare të Konsumatorëve të Energjisë Industriale (BFIEC), argumentoi se çmimet e gazit në rajon kanë rënë si pasojë e rënies së çmimeve të naftës së papërpunuar. Stamenov, sikundër u citua nga Radio Kombëtare Bullgare, vuri në dukje se diferenca midis çmimeve të gazit në Bullgari, në vendet fqinje, dhe në një shkallë globale e ka bërë të pamundur që ekonomia bullgare të jetë konkurruese, të krijojë vende pune dhe të riinvestojë. “Çmimet në dy vendet fqinje të Bullgarisë janë më të ulëta me rreth 100 BGN për 1000 metra kub gaz. Kjo është e dëmshme për industrinë e energjisë intensive dhe në vend që të tërheqim investime dhe të mbajmë investitorët ekzistues, ne duhet të refuzojmë vendime të mëtejshme për investime dhe krijimin e vendeve të punës”, tha Stamenov. Konsumatorët e energjisë bëjnë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave dhe për miratimin e masave urgjente për të trajtuar kërcënimin ndaj sigurisë ekonomike të vendit.

Revista Monitor,  27.03.2015