Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ahmetaj fton gjermanët të investojnë në energji

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj i ftoi sipërmarrësit gjermanë të shohin mundësitë, që ofron Shqipëria për të investuar në sektorë të rëndësishëm strategjikë, energji, turizëm etj. 

Një një tryezë me bizneset e dy vendeve dhe Sekretarin e shtetit për Ekonominë të Rinit Verior-Vestfalisë, një nga landet më të industrializuara në Gjermani, Ahmetaj u ndal në projekte konkrete si ai i Zonës ekonomike të Spitallës.

“Besoj se në harkun kohor të një muaji e gjysmë, Shqipëria do të hapë një tender për zhvilluesin e Zonës ekonomike të Spitallës, me afërisht 200 hektarë. Jemi duke ofruar lehtësi fiskale brenda zonës. Po ndaj me ju një nga lehtësitë: 5 vitet e parë do të jenë pa tatim-fitimi për sipërmarrjen brenda zonës ekonomike. Ndërsa 5 vitet e dytë do të jenë me gjysmën e tatim-fitimit”, tha ministri Arben Ahmetaj.

“Mjafton të pyesim bizneset gjermane, të cilat veprojnë dhe punojnë aktualisht në Shqipëri, nëse ndihen mirë në këtë vend. Dhe, nëse përgjigjja e tyre do të ishte pozitive, atëherë kjo është një shenjë e mirë edhe për investitorët e tjerë. E rëndësishme është që, për investitorët e huaj nevojiten garanci ligjore, garanci për investime, pasi çdokush që investon synon të ketë dhe kthimin financiar të investimit, që ai do të bëjë”, tha Gunther Horzetzky, Sekretar i shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, Landi NRË.

Zoti Horzetsky tha se, nga Shqipëria importohen produkte të manifakturës, lëndë kimike e plastike, por ky bashkëpunim mund të shtrihet edhe në shumë sektorë të tjerë.

Top Channel,  27.03.2015