Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Drenasi pa energji, shkak interkonjeksioni

Punimet në ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri po vazhdojnë. Për këtë arsye, linja Drenas-Gllobar do të ketë ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.

KOSTT njofton se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, nga data 26 deri më 28 mars, nga ora 08:00-12:00, si dhe nga ora 14:00-18:00 do të çkyqet linja Drenas-Gllobar.

Çkyqjet janë të domosdoshme për të mundësuar montimin e përçuesve në segmentin e parë të linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.

Telegrafi,  26.03.2015