Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Automjetjet furnizohen me karburant jashtë shtetit

Sapo kalon doganën e Hanit të Hotit për në Mal të Zi, shumë afër saj në anë të rrugës, pika e tregtimit me pakicë të karburanteve Lukoil po sheh ditët më të ndritshme të biznesit që nga koha e embargos. Të paktën 50 automjete kryesisht të tonazhit të rëndë maune dhe Autobusë furnizohen atje se, çmimi është të paktën 3 lekë më lirë se, në Shqipëri.

Autobusi që shihni në foto shoqëron një grup turistësh në Bosnjë. Në ikje beri një ndalesë gati bezdisese prej më shumë se 20 minutash, por drejtuesi i nuk ka vonuar të qetësojë udhëtarët kur tha të mos humbin durimin se, po kursen 90 euro vetëm nga nafta më e lirë në Malin e Zi. Më tej ai shpjegoi se, që kur çmimet e naftës janë ulur bën kastile rrugën e Maqedonisë për të marrë furnizime me karburant. Automjeti në ikje mbushi seberatorin me 580 litra kundrejt një çmimi 1.08 euro.

Në Shqipëri në të njëjtën ditë çmimi i një litri naftë ishte 1.24 euro (174 lekë). Kështu fitimi që realizoi drejtuesi i mjetit nga furnizimi në Malin e zi ishte plot 94 euro. Drejtuesi ka pranuar se, nuk është vetëm çmimi joshës, por edhe cilësia shumë e mirë e karburantit në Malin e Zi në krahasim me tregun tonë.

Gjatë rrugës së kthimit e njëjta procedurë. Këtë herë furnizimi kapi të 600 litra, ndërsa drejtuesi i mjetit mbushi 10 bidonë me kapacitet 20 litra duke siguruar kështu edhe 200 litra për konsum në Shqipëri deri të një rrugë tjetër për jashtë.

Duke qenë se, Shqipëria e shet një litër naftë me 30 lekë më shumë se mesatarja e Rajonit, furnizimet jashtë kanë ulur konsumin në Shqipëri.

pike karburanti autobusINSTAT konfirmoi dje se, tregtia me pakicë e karburanteve ka shënuar ulje në tremujorin e fundit të vitit 2014 me 0.8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të iNSTAT mbi ecurinë e tregtisë me pakicë. Ndërsa në krahasim me tremujorin e tretë të 2014 ulja ishte edhe më e madhe, 11 për qind.

Grosistët e hidrokarbureve e pranojnë këtë fakt, duke e argumentuar humbjen e konkurueshmërisë së çmimeve të vendit tonë në krahasim me fqinjët.

Rënia e konsumit konfirmohet edhe nga doganat. Importet e karburanteve në muajin janar shënuan rënie me 32.8 % në krahasim me janarin e vitit 2013.

Revista Monitor,  26.03.2015