Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Situata e mirë, KESH shet energji

Reshjet e muajit mars dhe fillimi i zbatimit të marrëveshjes për shitjen e tepricave të energjisë nga KESH-i tek OSHEE kanë sjellë një efekt pozitiv në të ardhurat e sistemit energjetik, që sipas Ministrisë së Energjisë llogaritet në rreth 10 milionë euro për 20 ditët e fundit të marsit. 

Koorporata Elektro-Energjetike Shqiptare do të përfitojë nga shitja e tepricave të energjisë në tregun e parregulluar një të ardhur shtesë prej rreth 3.5 milionë euro. Ndërsa nga shitja e energjisë për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, shtesa në të ardhura është 5 milionë euro. Në kahun e shpenzimeve, Operatori i Shpërndarjes do të shpenzojë rreth 1.5 milionë euro më pak për blerjen e energjisë për mbulimin e humbjeve gjatë muajit Mars.

Kjo situatë, sipas Ministrisë së Energjisë, ka çuar në rritje të likuiditetit në sektor duke mundësuar pagesat e faturave korrente për prodhuesit e vegjël. Kështu, KESH ka shlyer brenda afateve kontraktuale 30-ditore faturat e ardhura për muajin Janar 2015 prej 876 milionë lekë, dhe brenda kësaj jave njofton se do të shlyejë detyrimet për shkurtin në vlerën totale prej 741 milionë lekë, duke mos grumbulluar borxhe të tjera.

Top Channel,  24.03.2015