Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Armo gjobitet për sigurinë në punë

Inspektoriati Shtetëror i Punës gjobiti me 2.2 milionë lekë kompaninë “ARMO”për mungesën e kushteteve të sigurisë në punë, një denoncim i bërë publik në rubrikën “Dosja Investigative” në televizionin “Channel One”. Nga Inspektimi në Rafinerinë e Prodhimit dhe përpunimit të naftës

“ARMO”, u konstatua se punonjësit janë të detyruar të punojnë në një mjedis me rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë administratorët e Kompanisë “ARMO” kanë neglizhuar edhe rekomandimet e inspektimit të kryer në dhjetor të 2014-ës, ku një punëtor rrezikoi jetën pas shpërthimit në një nga repartet e Rafinerisë. 

Televizioni Channel One gjatë investigimit për kompaninë ARMO ka bërë publike shumë fakte dhe abuzime nga ana e këtij subjekti. Kjo gjë ka shërbyer si pikënisje që edhe sindikata e punonjësve të reagojë për faktin së kompania ARMO ku ata punojnë po i shfrytëzonte jashtë cdo norme. E të gjitha këto kanë vënë në lëvizje dhe Inspektoriatin Shtetëror të Punës të drejtuar nga z. Dritan Ylli I cili ka autorizuar një sërë kontrollesh ndaj kompanisë ARMO që menaxhohet nga një grup nga Azerbaxhani.

Dritan Ylli: “Kompania ARMO hyn në ato sektorë që ne i kemi konsideruar me një risk të lartë, sidomos përsa i përket sigurisë dhe shëndetiti të punonjësve duke qenë se është një kompani ku nxirret nafta dhe nënëproduktet e saj. Duke qenë se punonjësit përballen me lëndë të rrezikshme për shendetin e tyre, prandaj dhe mbrojtja e tyre përmes masave mbrojtëse duhet të jetë një detyrim shumë i mad hi administratorëve të ndërmarrjes”

Gazetari: Në përfundim të inspektimit kishte apo jo kompania ARMO karshi punonjësve të saj?

Dritan Ylli: U rekomanduan disa vërrejtje për të përimrësuar mjedisin ku punohet dhe sic e përmban ligji u vendos një sanksion prej 2.2 mln lekësh të reja. Por nuk është vetëm kjo masë e sanksionit për të përmirësuar punënë. Jemi në një monitorim të vazhdueshëm.

Ndërkohë që televizioni Channel One nuk do të ndalet me kaq. Përvec dëmeve që kompania ARMO i bën mjedisit, banorëve të zonës dhe punonjësve të saj, kjo kompani duhet të përgjigjet për fondet prej miliona eurosh të dhëna nga Bashkimi Europian të cilat kurrë nuk shkuan në destinacion.

Revista Monitor,  24.03.2015