Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ZRRE garanton se nuk do të ketë shtrenjtim

Energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet këtë vit. Shtrenjtimi i energjisë elektrike në muajin shtator në emër të importit të saj, ka bërë që në shqyrtimin e rregullt tarifor, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të refuzojë kërkesat për rritje të serishme.

Mjetet shtesë që grumbullohen nga rritja e vitit të kaluar prej 10 për qind, tashmë do të shpërndahen nëpër projekte tjera, e jo më në import të energjisë elektrike.

Burimet e gazetës kanë bërë të ditur se Zyra e Rregullatorit të Energjisë do t’i hedhë poshtë kërkesat që kanë ardhur nga KEK-u, KESCO, KEDS-i dhe KOSTT-i për rritje dyshifrore të tarifave të energjisë elektrike, shkruan sot Koha Ditore.

Kompanitë që operojnë në sistemin energjetik, sipas burimeve të gazetës, kanë bërë kërkesa për shtrenjtim të energjisë elektrike. Të licencuarit kanë kërkuar një rritje të tarifave për rreth 20 për qind.

Telegrafi,  06.03.2015