Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontrollet e Njësisë Operacionale Speciale për energjinë

Në kuadër të kontrolleve të ushtruara gjatë javëve të fundit, Njësia Operacionale Speciale (NJOS) pranë Task Forcës për energjinë, ka konstatuar një sërë shkeljesh të kryera nga punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Njësia Operacionale i ka kërkuar Operatorit të Shpërndarjes marrjen e masave për 67 punonjës të cilët janë kapur me shkelje dhe abuzim me detyrën. Pas kërkesës së NJOS, nga ana e OSHEE-së janë marrë masat përkatëse që variojnë, sipas rastit nga vërejtja deri tek pushimi nga puna dhe ndjekja penale për faturistë dhe elektriçistë.

Në disa raste, është konstatuar se këta punonjës të OSHEE-së kanë toleruar konsumatorët të furnizohen me energji pa kontratë, nëpërmjet linjave të dyta si dhe me matësa e kabllo jashtë kushteve teknike.

Në zona të caktuara ku ushtrojnë detyrën këta punonjës, janë konstatuar dhe më pas verifikuar nga laboratori i çertifikuar 3G, ndërhyrje në matësat e energjisë duke lejuar abonentët të abuzojnë me energjinë elektrike.

Njësia Operacionale Speciale ka evidentuar edhe raste abuzimi ku punonjës të OSHEE-së nuk kanë raportuar gjendjen e matësit jashtë kushtit teknik, apo kanë faturuar afrofe abonentë që ndërkaq ishin të pajisur me matësa.

Në cilësinë e strukturës së posaçme të krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave pranë Task Forcës për energjinë, NJOS shpreh vendosmërinë për zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë punonjësve të OSHEE-së që abuzojnë me detyrën dhe bashkëpunojnë në vjedhjen e energjisë elektrike.

energjia.al  06.02.2015