Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ekipet e KEDS po rregullojnë rrjetin

Rënia e temperaturave si dhe të reshurat e pandërprera kanë shkaktuar një numër të konsiderueshëm të prishjeve në rrjet në të gjitha distriktet e KEDS në Republikën e Kosovës. KEDS me iniciativë të drejtorit të përgjithshëm ka riaktivizuar grupin e krizave për t’u përballur me këto prishje të njëpasnjëshme në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ekipet e prishjeve në këto momente janë duke u ndihmuar nga ekipet e mirëmbajtjes së KEDS dhe nga qytetarë të shumtë, sidomos në pjesët ku qarkullimi dhe transportimi i mjeteve është pamundësuar nga bllokimi i rrugëve për shkak të borës. Vazhdojmë të jemi në shërbim të qytetarëve gjatë 24 orëve vetëm që prishjet të rregullohen në afatin sa më të më të shkurtër kohor.

Prishjet më së shumti janë paraqitur në Distriktin e Pejës (në vise malore kryesisht), Distriktin e Gjakovës dhe Distriktin e Gjilanit, ku edhe erërat dhe të reshurat ishin më të mëdha.

KEDS ka trashëguar rrjetin e vjetruar dhe përkundër intensifikimit të planit të investimeve dhe mirëmbajtjes, problemet vazhdojnë të paraqiten, sidomos në situata të tilla të krijuara dhe emergjente.

Falënderojmë të gjitha ekipet si dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për përkushtimin dhe ndihmën e dhënë ekipeve të KEDS në këto ditë të vështira.

energjia.al  06.03.2015