Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berat, vidhen kabllot elektrike

Mungesa e kontrolleve nga policia bashkiake ka bërë që në Berat të vidhen për të disatën herë kabllot e energjisë që ndriçojnë lagjet e qytetit. 

Vjedhja e kabllove është kthyer në modë, pasi ata vidhen, rivendosen dhe vidhen sërish dhe asnjë nga institucionet vendore nuk mban përgjegjësi.

Pas vjedhjeve në lagjet dytësore, grabitësit kanë mësymur edhe në rrugët kryesore. Një nga këto është rruga e re që lidh qytetin me lagjen muzeale Goricë, por dhe me komunat Velabisht e Tërpan Sinjë.

Jo më larg se tre ditë pas vënieve së kabllove të rinj, ata sërish janë zhdukur. Për rrjedhojë, rruga e re ka mbetur në errësirë të plotë dhe bashkë me të një sërë fshatrash të zonës.

Vjedhjet janë konstuar në ditët e fundit, kur 370 metra kabëll është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar.

Burime të Zyrës së Shërbimeve pranë Bashkisë së Beratit bëjnë me dije se për këtë rast janë njoftuar të gjitha organet kompetente dhe se ky është një shqetësim i përheshëm, pasi në shumë lagje vidhen kabllot dhe pajisje të tjera ndriçimi.

Top Channel,  05.03.2015