Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP fton kompanitë për tubacionin në det

Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka hapur dy kontrata para kualifikimi për ndërtimin e seksionit detar të tubacionit prej 105 km në Detin Adriatik. Thellësia më e madhe e shtrirjes së tubacionit do të jetë 820 metra.

Para kualifikimi i parë përfshin punimet e Inxhinierisë, Prokurimit, Ndërtimit dhe Instalimit (EPCI) për seksionin detar të tubacionit me diametër 36 inch (90 cm) midis brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë jugore. Fushëveprimi i EPCI-së përfshin gjithashtu veprat civile përkatëse të hyrjes dhe daljes në tokë si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, si edhe veprimtaritë e studimit, studimit të fundit të detit dhe para testimit.

Procesi i dytë i para kualifikimit ka të bëjë me furnizimin me tubat detarë dhe veshjen e tyre. Fushëveprimi i punës është i ndarë në tre lote.

Detajet e veçanta të njoftimeve të kontratave mund të gjinden në Shtojcën e Gazetës Zyrtare të BE-së – Tenders Electronik Daily (TED).

Knut Steinar Kvindesland, Drejtor Prokurimesh për TAP tha: “Jam me të vërtetë i kënaqur të ftoj kompanitë, përfshirë ato që veprojnë në vendet pritëse të TAP-it, të shprehin interesin e tyre në lidhje me dokumentacionin e parakualifikimit tashmë të mundësuar në TED. Përzgjedhja e furnitorëve të mundshëm do të mbetet rigoroze, duke i dhënë rëndësi të veçantë përmbushjes së standardeve të Shëndetit, Sigurisë dhe Mjedisit si dhe angazhimit të faktuar të TAP-it për politikën e tij për asnjë dëmtim.”

Në vijim të fazës së përzgjedhjes, TAP-i synon të nxjerrë ftesat përkatëse për Tender (ITT) për ndërtimin e pjesës detare brenda muajit maj 2015.

Për informacione të mëtejshme mbi procesin e prokurimeve të TAP-it dhe kontratat që planifikon të japë, ju lutemi vizitoni: http://www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies

Nëse jeni një nënkontraktor dhe jeni të interesuar të punoni për një nga kompanitë e përzgjedhura nga TAP-i për kontratat e tij, ju lutemi vizitoni http://www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies/interested-in-working-as-subcontractor për të regjistruar informacionin tuaj që do t’i kalohet kompanive të ftuara të tenderojnë në procesin e prokurimit të TAP-it

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut. Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do tëpromovojëzhvilliminekonomikdhepunësiminpërgjatëgjurmëssëgazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimevetëhuajadirektedhesiprojektnukvaretngagrantetaposubvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë. Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Revista Monitor,  03.03.2015