Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sistemi europian i energjisë sfidohet nga eklipsi

Operatorët europianë të shpërndarjes së energjisë kanë paralajmëruar se eklipsi diellor që do të zërë Europën në 20 Mars mund të ndërpresë energjinë elektrike për shkak të përhapjes në masë të paneleve diellore.

Sipas Rrjetit Europian të Operatorëve të Sistemeve të Transmetimit “Nuk mund të shanget plotësisht rreziku i ndonjë incidenti”, i cili shton se 20 Marsi mund të jetë një testim i papreçedent për sistemin europian të energjisë”.

Kur në Europë ndodhi eklipsi i fundit diellor, në 1999, energjia diellore prodhonte vetëm 0.1 % të energjive të rinovueshme. Por sot, me mbështetjen e subvencioneve shtetërore, ka shkuar në 10.5%. Eklipsi mund të ketë më shumë ndikim në Gjermani, ku 25% e energjisë është e rinovueshme. ENSO-E ka disa muaj që po planifikon marrjen e masave për të mbrojtur sistemin elektrik. Eklipsi do të fillojë në orën 08:40 minuta në 20 Mars dhe do të mbarojë në orën 12:50 CET. Do të jetë i shikueshëm në të gjithë Europën. Gjatë eklipsit operatorët e sistemeve elektrike do të mbajnë telekonferenca e do të marrin masat e zakonshme të emergjencës, nëse do të jetë e nevojshme.

Sipas Patrick Graichen, specialist energjie, ka pak mundësi që eklipsi të shkaktojë problem, sepse ka plot mënyra ballancimi të kërkes-ofertës për energji dhe ka pasur kohë të mjaftueshme për tu përgatitur. Gjithsesi, sipas tij eklipsi do të jetë një testim rezistence për sistemin elektrik europian, sepse do ti duhet ti përshtatet një ndryshimi më të beftë në prodhimin e energjisë diellore, sidomos nëse dita e eklipsit do të jetë pa re.

“Brenda 30 minutave prodhimi i energjisë diellore do të pakësohet nga 17.5 gigawat në 6.2 gigawat dhe pastaj do të ngrihet përsëri në 24.6 GW. Pra brenda 30 minutash sistemi i transmetimit do të duhet të përballojë një ndryshim ngarkese e -10 GW deri n; +15 GW” thotë ai.

Kjo lloj luhatjeje do të bëhet e zakonshme rreth viteve 2030, për shkak të përhapjes së energjive të rinovueshme. Prandaj thotë zoti Graichen “20 Marsi do na tregojë si do funksionojnë sistemet tona të energjisë në të ardhmen”.

“Eklipsi do të ketë një efekt kaskadë,” thotë zëdhënësja e ENTSO-E, Claire Camus, e cila shpjegon se vendet europiane do të importojnë me rradhë energji elektrike nga njëra-tjetra me lëvizjen e eklipsit, i cili do të pakësojë prodhimin e energjisë shumë më shpejt se ç’ndodh me perëndimin e diellit, ose në ditë me re.

Qymyri, gazi dhe nafta do të përdoren për të prodhuar energjinë ballancuese. “Ka për të qenë një sfidë për dhomat e kontrollit,” thotë zonja Camus.

Ekolëvzja,  04.03.2015