Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Skënderbeu” lidh kontratë me OSHEE

Klubi i futbollit “Skënderbeu”, i cili prej 2 vjetësh nuk paguante energjinë elektrike për stadiumin e qytetit të Korçës, lidhi kontratë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të paguar me këste borxhin prej 4 milionë lekësh të reja. Gjatë së hënës, OSHEE i ndërpreu energjinë stadiumit “Skënderbeu” si pasojë e faturave të pashlyera.

Me lidhjen e kësaj kontrate klubi “Skënderbeu” do të shlyejë me këste mujore borxhin ndaj OSHEE.

Me rikthimin e energjisë elektrike, ndeshja e të mërkurës Skënderbeu-Tirana e vlefshme për javën e 25 të Superligës, do të luhet pa asnjë problem.

Qeveria shtyu deri me 31 mars afatin për lidhjen e kontratave të çdo debitori të energjisë elektrike, duke i favorizuar me faljen e kamatëvonesës në masën 80%.

Shqiptarja.com 03.03.2015