Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pranga shefit të faturimeve në Laprakë

Shefi i faturimeve dhe shitjeve pranë OSHEE në Laprakë është arrestuar mëngjesin e sotëm për korrupsion, pasi i kishte premtuar një personi se në këmbim të 10.000 lekëve do t’i rilidhte energjinë elektrike.

Operacioni i koduar “Lidhja e fundit”, ka nisur nga policia më 26 shkurt të këtij viti, datë edhe kur është bërë denoncimi se Veiz Tresa i kishte kërkuar shumën e mësipërme shtetasit me iniciale A.LL me qëllim për të rilidhur energjinë elektrike në banesë.

Arrestimi në flagrancë i kryefaturistit të OSHEE në Laprakë është realizuar sot pasi rreth orës 08:40 i ka kërkuar dhe marrë shumën prej 10.000 lekë shtetasit A.LL, me qëllim për të rilidhur energjinë elektrike në banesën e këtij të fundit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kartëmonedha me prerje 2000(dy mijë) lekë të reja secila, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit 36-vjeçarit Veiz Tresa.

Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit Veiz Tresa, për veprën penale “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.P.

Shqiptarja.com 03.03.2015