Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS vazhdon investimin në rrjet

KEDS ka investuar në Stanovc të Ulët të Vushtrrisë duke vendosur trafon e re dhe LP 10 kV. Nga ky investim kanë përfituar direkt dhjetëra konsumatorë

Trafo e re e ka gëzuar së tepërmi lagjen e Segashëve në Stanovc të Ulët të Vushtrrisë. Entuziazmi është i madh te ta, sepse KEDS ua përforcoi tensionin. “Tensionin e kemi pasur 110 volt. Në mbrëmje binte edhe nën 100. Ka qenë tmerr. Tash, gjithçka është rregulluar. E falënderojmë KEDS-in”, thotë i riu Ejup Segashi, i veshur në tesha të punës. Ai e ka shtëpinë përballë trafos së re, përderisa nuk fsheh aspak gëzimin.

“Tash po saldoja. Më duhet t’i rregulloj disa gjëra në shtëpi. Më herët s’kishte shans. Nuk punonin as pajisjet tjera e lëre më aparati i saldimit”, shton Segashi.

Vendin për vendosjen e trafos e ka lëshuar Rasim Islami, rreth të 60-tave. “Po, e lëshova me vullnet. Kemi shpëtuar. Tash kemi dritë”, thotë Islami.

Nga trafo e re në Stanovc të Ulët  kanë përfituar rreth 40 konsumatorë. “Trafoja është e madhësisë 250 kVA. Kemi vendosur edhe 5 shtylla betoni të tensionit të mesëm dhe afro 200 metra kabllo. Në bazë të matjeve që ka bërë KEDS-i në pikun e shpenzimeve tensioni është 220 volt”, thonë nga Departamenti i Mirëmbajtjes në KEDS. Ky investim hyn në kuadër të mirëmbajtjes që po bën KEDS për tërë territorin e vendit.

Pos investimeve të reja, kompania është fokusuar edhe në zëvendësimin e pajisjeve ekzistente. Vetëm gjatë muajit janar ishin zëvendësuar 13 transformatorë të mbingarkuar dhe qindra shtylla të tensionit të mesëm dhe të ulët.

Ndërmarrja e këtyre masave preventive ka rritur ndjeshëm si sigurinë e furnizimit të konsumatorëve ashtu edhe kualitetin e shërbimeve.

energjia.al  03.03.2015