Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Skënderbeu” debitor, OSHEE i pret dritat

Katër milionë lekë të reja fatura energjie të pashlyera kanë detyruar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të lë në errësirë stadiumin “Skënderbeu” në qytetin e Korçës.

Në aksionin që OSHEE ka nisur prej muajsh në të gjithë vendin, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, u zbulua se prej dy vitesh klubi i futbollit “Skënderbeu” që administron edhe stadiumin, nuk ka paguar faturat për energjinë e shpenzuar duke krijuar një borxh prej 4 milionë lekësh.

Të mërkurën në këtë stadium është parashikuar të luhet ndeshja Skënderbeu-Tirana e vlefshme për javën e 25 të Superligës. Një hipotezë mund të jetë që ndeshja të luhet gjatë ditës pa drita. Por edhe kjo mundësi mund të jetë e vështirë sepse mungesa e energjisë, do të sillte rrjedhimisht mungesën e ujit të ngrohtë për dushet e futbollistëve. Po ashtu ndeshja nuk do të kishte mundësi të transmetohej.

Shqiptarja.com 02.03.2015