Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusët kundër bllokimit të zonave të gazit

Një grup miliarderësh dhe investitorëshrusë, me lidhje me Vladimir Putin, planifikojnë të sfidojnë vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të bllokuar përpjekjen e tyre për marrjen nën kontroll të një zone gazi pranë Detit të Veriut, që vlen miliarda.

Letter One – një fond investimi rus, i kontrolluar nga Mikhail Fridman – deklaroi se do të kundërshtojë çdo veprim nga ana e sekretarit të energjisë, Ed Davey, për të bllokuar përpjekjet e saj për të blerë asetet e Detit të Veriut nga RËE e Gjermanisë.

Z. Fridman do të kishte fituar kontrollin e zonave si pjesë e një marrëveshje prej 5 mld dollarësh, për të blerë gjigandët e energjisë së naftës dhe gazit gjerman.

Në një deklaratë LetterOne thotë: “Departamenti i Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike të Mbretërisë së Bashkuar, ka sinjalizuar synimin e saj jo vetëm për të refuzuar leshimin e L1 Energji (pjesë e LetterOne Group] por, gjithashtu do kërkojë që pjesa e shitur e aseteve në Detin e Veriut të Mbretërisë së Bashkuar t’i jepet një blerësi të palës së tretë. Si pasojë e këtij veprimi, DECC efektivisht e ka përjashtuar L1 Energji (ruse) nga blerjen e pasurive të energjisë në pjesën e Mbretërisë së Bashkuar”.

“L1 Energji rezervon të gjitha të drejtat e saj në lidhje me vendimin e DECC-së për këtë çështje, duke për e sfiduar atë si të paligjshëm.”- përfundon letra e Letter One.

Vendimi nga britaniku Davey vjen pasi Presidenti Putin përsëri kërcënoi ndërprejen e furnizimeve me gaz në Evropë, si shenjë hakmarrjeje për argumentet e tij të vazhdueshme me Perëndimin, mbi Ukrainën lindore.

Z. Davey është shprehur i shqetësuar rreth ndikimit të mundshëm në prodhimin e naftës të Detit të Veriut, që mund të sjellë nga një shtrëngim të mundshëm të sanksioneve ekonomike.

Z. Fridman do të kishte fituar asetet e Detit të Veriut në një periudhë të vështirë, ku investimi në nxjerren e naftës shihet me shumë interes, e ku prodhimi britanik në këto fusha nxjerrjeje ka qenë në rënie, me rënien e çmimit të naftës.

Revista Monitor, 02.03.2015