Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Paguani energjinë në kanale alternative

Rradhët e gjata dhe të pakuptimta për të paguar energjinë po marrin fund pasi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka bërë marrëveshje të reja për pagesën e faturave pa kosto shtesë. Sipas një njoftimit të ditës së shtunë, OSHEE bën të ditur se tani abonentët mund të paguajnë faturat e tyre të energjisë në ҫdo pikë të transfertave të parave Union Net – Western Union, AK Invest – Money Gram si dhe nëpërmjet Aparatit Celular, me shërbimin MPAY.

OSHEE garanton se pagesa në këto pika alternative, partnere të OSHEE, është njësoj e sigurtë sikurse pagesat që kryhen në arkat e OSHEE-së. Këto pika janë të lidhura me OSHEE on-line dhe kontrollojnë në kohë reale faturat dhe kamatat për ҫdo klient. Është e rëndësishme të theksohet se shërbimi në pikat e reja të pagesës (pikat e tranfertave të parave dhe nëpërmjet celularit) vjen për abonentët PA KOSTO shtesë. OSHEE ka marrë masa për të lehtësuar pagesën, duke zgjeruar mundësitë e abonentëve të paguajnë faturat e energjisë dhe në pika të tjera përveҫ arkave te OSHEE, sporteleve të “Posta Shqiptare” si dhe Bankave të Nivelit të dytë. Abonentët paraqiten në ҫdo një nga pikat e reja të sipërpërmendura, me faturën e energjisë elektrike apo Librezë. Pasi kryhen proҫedurat e verifikimit, abonenti pajiset me dëshminë e pagesës (Mandat Arketimi). Abonenti në ҫdo moment mund të verifikojë në kohë reale debinë e kontratës së tyre. Për këtë të gjitha këto shërbime, abonenti ka 0 komisione shtesë. OSHEE njoton se do vahdojnë kontrata me të tjera shoqëri, ku do t’u jepet mundësia të gjithëve të paguajnë energjinë kudo që ndodhen.
Revista Monitor,  01.03.2015