Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lehtësi për biznesin debitor ndaj OSHEE

Të dhënat zyrtare tregojnë se në total biznesi ka 14.5 miliardë lekë detyrime të papaguara për energjinë elekrike. OSHEE synon ta arkëtojë këtë shumë përmes disa skemave lehtësuese që nisin me biznesin e madh të industrisë.

“Për kategorinë që shërbehet në 35 kw, ne kemi menduar një skemë ripagese deri në 6 muaj me këste të barabarta. Por afati për këtë skemë është deri më 31 dhjetor 2015”, deklaron Albana Ferraj, drejtore e Shitjes dhe Arkëtimit në OSHEE.

Ndërsa bizneset e vogla që janë të lidhura në tensionin e ulët do të kenë një afat më të gjatë shlyerjeje. Në këtë kategori përfshihen edhe objektet e kultit, si kishat e xhamitë, apo teqetë, të cilat duket se nuk kanë qenë korrekte me pagesën e energjisë.

“Kategoritë e shërbimit dhe furnizimit, ku janë dhe shumica e klientëve të ekspozuar ndaj nesh, do kenë mundësi të paguajnë detyrimin në një afat prej 12 muajsh, me këste të barabarta. Edhe për objektet e kultit është menduar kjo skemë, ndërsa për fermerët është menduar një periudhë prej 24 muajsh”, saktëson Ferraj.

OSHEE ka identifikuar rreth 90 mijë kontrata debitore nga bizneset. Por, për shkak se deri tani bizneseve u kërkohej të paguanin 40% të shumës për të lidhur marrëveshje, shumë prej tyre, veçanërisht ato të voglat, kanë pasur vështirësi.

Top Channel,  01.03.2015