Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS: Matësit janë të saktë

Kohëve të fundit janë bërë disa spekulime nga disa shtëpi mediatike në Kosovë në lidhje me njehsorët e instaluar nga KEDS për njehsimin e konsumit të energjisë elektrike nga konsumatorët.

Edhe pse nuk ka asgjë serioze në akuzat që janë publikuar, KEDS ndihet i obliguar të sigurojë të gjithë konsumatorët që njehsorët e instaluar nga KEDS nuk kanë treguar defekte në njehsim.

Me qëllim të shmangies së çfarëdo keqkuptimi që mund të rrjedhin nga disa spekulime të publikuara në mediumet në fjalë, ne kemi bërë një përmbledhje të fakteve të papublikuara nga mediat më poshtë.

Së fundmi njehsorët digjital elektrik Kohler, të instaluar edhe nga konsumatorët që nga viti 2009 dhe disa të importuar dhe të instaluar nga KEDS, gjatë pjesës së dytë të vitit 2013 për një numër të limituar të konsumatorëve në kategorinë e amvisërisë, ishin subjekt i reagimit publik në lidhje me funksionalitetin e tyre. Kjo ndodhi përkundër faktit që këta njehsorë para instalimit ishin subjekt i licencimit, testimit dhe pllombimit nga AMK në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe laboratorëve të pavarur.

Dëshirojmë të sqarojmë për të gjithë që në pajtim me ligjet dhe rregulloret e aplikueshme në Kosovë, në veçanti me Ligjin e Metrologjisë, të gjithë njehsorët që hyjnë në Kosovë dhe janë të instaluar në rrjet, janë të licencuar, të testuar dhe të pllombuar nga Agjencia shtetërore e Metrologjisë para instalimit te konsumatorët. Ky institucion i raporton Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Në rast të identifikimit të defekteve të njehsorëve të instaluar dhe pllombuar, është obligim i KEDS si distributor publik të njoftojë Agjencinë e Metrologjisë menjëherë. Një njoftim i tillë është bërë nga KEDS në nëntor të vitit 2013, kur edhe njoftuam Agjencinë e Metrologjisë për një numër të vogël të njehsorëve që tregonin devijime, edhe pse paraprakisht kishin kaluar në procedura zyrtare të testimit dhe pllombimit. Këta njehsorë kaluan në procedura të sërishme të testimit nga AMK / MTI, teste që konfirmuan saktësinë e njehsimit dhe treguan pamundësinë e të qenurit jo të saktë, që dukshëm ishte edhe gjëja më e rëndësishme për KEDS-in, por edhe për konsumatorët, qytetarët e Kosovës. Për befasinë e KEDS, përkundër faktit që njehsorët sipas gjetjeve të Agjencisë së Metrologjisë ishin të saktë, ne pranuam njoftim nga prokuroria për suspendimin e Licencës së Aprovimit të Njehsorëve për njehsorët e Kohler. Si rrjedhojë KEDS menjëherë ndaloi importimin dhe instalimin e këtyre njehsorëve derisa të bëhen teste shtesë nga laboratorë të jashtëm të pavarur.

Së fundmi, KEDS ka pranuar nga autoritetet rezultatet e testimit nga laboratorët e jashtëm. Ekspertët e KEDS-it shqyrtuan raportin e pranuar që konfirmon se njehsorët nuk kishin problem me saktësi që do të mund të kishin efekt ose të dëmtonin konsumatorët për shkak të matjeve të pasakta të energjisë elektrike të konsumuar. Ishin vetëm tri rezultate të testit nga më shumë se 230 testet e bëra, që nuk ishin brenda parametrave, por që në asnjë mënyrë nuk kanë lidhje me çështjen e saktësisë dhe leximit.

Nga bartësi i licencës prodhuesi ne kemi kuptuar që për performancë të saktë të këtyre tri testeve ishte i nevojshëm komunikimi me prodhuesin për të mësuar për parametrat e njehsorëve. Duhet të theksohet që edhe këto tri teste janë bërë disa muaj më parë nga SGC laboratori në Britaninë e Madhe dhe kaluan me sukses. Për këtë arsye bartësi i licencës prodhuesi është duke kundërshtuar vendimin e AMK në pajtim me rregulloret e MTI në Kosovë, dhe ky apelim për momentin është duke u shqyrtuar nga një komision i themeluar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

KEDS gjithmonë ka vepruar dhe do të veprojë në pajtim me ligjet e Kosovës duke mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe konsumatorët.

Telegrafi,  28.02.2015