Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prokuroria: RISHM të inspektojë minierën

Pas ngjarjes së fundit të ndodhur në minierën e Munellës ku ka humbur jetën një minator, Prokuroria e Rrethit të Pukës i ka kërkuar RISHMIT ri-ekspertim të minierës.

Burime nga Prokuroria e Pukës kanë bërë të ditur për A1 Report se raporti I RISHMIT duhet të ishte më i kompletuar i bazuar ligjërisht dhe me element të detajuar, të cilët do i ndihmonin hetimet për ngjarjen dhe kushtet e sigurisë në minierë.

Për një hetim të drejtë të pavarur dhe të pa paragjykuar, Reparti i Inspektim Shpëtimit të Minierave duhet të përshkruaj në detaje situatën e konstatuar pas ngjarjes por dhe atë tërësore.

Akti I Ekspertimit të paraqitur nuk është i detajuar çfarë nuk mund të ndihmojë hetimin lidhur me këtë çështje.

Të njëjtat burime nga prokuroria e Pukës bënë të ditur se për këtë qëllim organi I akuzës në rrethin e Pukës i ka kërkuar RISHMIT një ri-ekspertim.

Shqiptarja.com 27.02.2015