Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

E ardhmja e Trepçës është e sigurtë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli vizitoi sot ndërmarrjen “Trepça” në Mitrovicë, ku u takua me minatorët gjatë orarit të tyre të punës.

Kryeparlamentari theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës do të angazhohen konkretisht që e ardhmja ekonomike e Trepçës të jetë e sigurt.

Gjatë takimit me drejtorin e përgjithshëm të “Trepçës”, u diskutua për gjendjen e ndërmarrjes, problemet dhe sfidat me të cilat po përballet ajo, si dhe për nevojën që të veprohet shpejt nga institucionet e vendit për nxjerrjen e Ligjit për Trepçën, nëpërmjet të cilit do të mundësohet vitalizmi i kapaciteteve ekzistuese dhe zgjerimi i tyre, raporton “Express”.

Në funksion të njohjes me kushtet në të cilat veprojnë dhe punojnë minatorët e “Trepçës”, kryetari i Kuvendit të Kosovës zhvilloi një vizitë të në horizontet e minierës, në thellësi prej 600 metrash, në të cilat takoi minatorët gjatë procesit të punës.

Më pas, Veseli vizitoi disa familje që jetojnë në Qendrën Kolektive në Stantërg, për t’u njohur nga afër me kushtet e tyre të jetesës. Kryetari i Kuvendit premtoi se shumë shpejt do të hartohet dhe implementohet një projekt, që këtyre banorëve t’u ndërtohen një vendbanim i ri.

Gazeta Shekulli,  27.02.2015