Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkodër, kërkohet shtyrja e afatit të pagesës

Prefekti i Shkodrës i bën apel Qeverisë që të shtyhet afati i pagesave të energjisë elektrike nga debitorët, pasi në Qarkun e Shkodrës ka dyndje nga qytetarët dhe kjo situatë sipas prefektit krijon mundësinë për korrupsion, pasi në radhët e qytetarëve kanë nisur të dalin sekserë për të ofruar radhën.

“Unë i bëj apel strukturave përkatëse të shtojnë kapacitet e tyre, në të njëjtën kohë i kërkoj Qeverisë që të shtyjnë afatin e pagesave, pra minimumi edhe një muaj”, thotë prefektik Paulin Radovani.

Nderkohe ne sportelet e OSHEE-se ne Shkoder ndodhen me qindra qytetare qe duan te bejne pagesa duke qendruar me ore te tera ne radhe ku shume prej tyre kane dhe ankesa per faturimet.

E njejta situate eshte edhe ne qytetin e Korces, ku qytetarët janë të shqetësuar nga radhët e gjata.

Në prag të perfundimit te afatit te faljes se 80 per qind te kamatave, situata me radhet eshte e njejte pothuajse ne çdo qytet.

Çela: Pagesat edhe në bankë e postë

Drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela deklaroi se pagesat mund të bëhen edhe nëpërmjet celularëve, si dhe tregoi se si janë statistikat e pagesave të energjisë, pa dhënë ndonjë njoftim për shtyrje afatesh.

“Ne total nga dhjetori kur ka hyrë në zbatim skema lehtesuese e pagesave me keste dhe ulja e kamatës me 80%, janë nenshkruar akt-marreveshje 203,427 abonente. 122,702 prej tyre kane përfituar nga ulja me 80% e kamatevonesave duke likujduar shumën e plote të detyrimit menjehere. Rreth 80 mijë abonente kanë lidhur akt-marreveshje për ta paguar me këste, nga të cilët 13 mijë të klasifikuar ne skemen e ndihmes ekonomike kane perfituar nga skema lehtësuese. Vetëm në muajin shkurt, kemi mbi 80 mijë akt-marrëveshje të lidhura.Në total, vlera e akt-marrëveshjeve të lidhura është diku te 37.8 miliardë lekë, ku 28 miliardë lekë i takojnë akt-marrëveshjeve për pagesat me këste”, tha Çela.

Drejtori i OSHEE-së bëri thirrje qe te gjithe qe kane bere akt-marreveshje ta respektojne ate deri ne fund. Ne fund te afatit Çela ben thirrje qe pagesat te behen edhe nepermjet postes edhe bankes ne menyre qe te shmangen radhet ne zyrat e OSHEE-së.

Top Channel, 25.02.2015