Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Proçedohen 5 punonjës të OSHEE për abuzim

Policia e Lezhës ka nisur proçedim penal ndaj 5 punonjësve të OSHEE së ketij qyteti, 2 prej tyre elektriçistë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas bluve “procedimi ndaj tyre filloi pasi dyshohen se kanë shkelur proçedurat ligjore për montimin e matësave të energjisë elektrike dhe se nga Njesia e Operacioneve Speciale pranë Ministrisë Energjitikes është konstatuar se tek lokali i një shtetasi në Lezhë, ishte vendosur matësi i energjisë duke shkelur proçedurat ligjore të montimit”.

Materialet lidhur me këta shtetas i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shperdorim detyre”.

U proçeduan penalisht shtetasit:

1. L. E, banues në Lezhë, me detyrë shef i lidhjeve të reja në OSHEE Lezhë.

2.I.Sh, banues në Mirditë, me detyrë specialist pranë zyrës së asistences teknike në OSHEE Lezhë

3.A. P, banues në Lezhë, me detyrë elektriçist pranë OSHEE Lezhë

4.N. P, banues në Lezhë, me detyrë elekriçist pranë OSHEE Lezhë

5.F. C, banues në Lezhë, me detyrë inspektor terreni pranë kompanisë “3G SERVICE”

Ora News,  26.02.2015